16 Nëntor 2024

Athinë, kaosi tek porta,Gjermania përgatitet për më të keqen

Berlin, 25 maj - Pothuajse katër muaj pas zgjedhjes së një qeverie të majtë radikale në Greqi, e vetmja gjë e sigurtë është se mosbesimi i kredidhënësve në vullnetin e qeverisë së Athinës

Pothuajse katër muaj pas zgjedhjes së një qeverie të majtë radikale në Greqi, e vetmja gjë e sigurtë është se mosbesimi i kredidhënësve në vullnetin e qeverisë së Athinës për të gjetur një kompromis, ka arritur një pikë maksimale. “UNë jam shumë pesimiste – thotë një funksionare e lartë gjermane. Pa një kthesë të fortë politike të qeverisë greke, nuk ka marrëveshje. Nuk besoj se kthesa do të vijë, e si pasojë, as marrëveshja. Duhet të presim zhvillime kaotikë në javët e ardhshme”.

Ky nuk është ndoshta mendimi i të gjithë vendeve të Eurozonës. Megjithatë, është mendimi mbizotërues tek kredidhënësi më i madh i Athinës, mbi të cilin, institucionet gjermane ndërtojnë strategjitë dhe taktikat.

Në Berlin, në Frankfurt, në organizatat e sipërmarrësve, në banka, askush nuk dëshiron të shfaqet si përgjegjësi për një papajtueshmëri, e cila pengon negociatat: dje, Angela Merkeli, në takimin me presidentin francez, François Hollande ka thënë se gjatë javës do të takojë Kryeministrin grek, Alexis Tsipras, për të kuptuar nëse ka “mundësi për një zhvillim të bisedimeve”. Por, privatisht, në Gjermani analiza e situatës nuk është aspak pozitive.

Për momentin, një burim financimi për Athinën është Banka Qendrore Europiane, përmes likuiditeteve të emergjencës, që kanë arritur tashmë në 80 miliardë Euro: bëhet fjalë për para që institucioni i udhëhequr nga Mario Draghi i jep Bankës Qendrore Greke (në këmbim të titujve në formë garancie), për të blerë bono qeveritare, që në këtë mënyrë i arkëton. Tavani rritet mesatarisht me 2 miliardë çdo javë.

Një lexim i drejtë i situatës – thonë në Gjermani – do ta kishte bllokuar tashmë këtë meanizëm financimi, për tre arsye: ka dyshime që në perspektivë, bankat greke do të kenë aftësi paguese; fondi i likuiditeteve të emergjencës është për definicion i përkohshëm dhe nuk dihet sa do të vazhdojë; kolateralet e dhënë si garanci (titujt grekë) nuk janë mjaftueshëm solidë.

Në Berlin e kanë të qartë që, nëse BQE do të bllokonte këtë mekanizëm, Athina do të shkonte drejt falimentit brenda pak ditësh. Megjithatë, ngrihet pyetja deri sa mund të zgjasë kjo situatë.

Mbi të gjitha, a janë të vetëdijshëm që, duke qenë se likuiditetet e emergjencës janë të vetmet para që shkojnë për momentin në shtëpitë greke, përgjegjësia e rënë mbi shpatullat e Bankës Qendrore Europiane është e jashtëzakonshme. Cfarë do të ndodhte nëse Athina nuk do të arrinte të paguante borxhin e saj? BQE do të vazhdonte ta financonte? Do të gjendej përballë një dileme shumë serioze.

Duket se disa qeveri europiane, dhe mbi të gjitha Komisioni i BE, kanë përgatitur plane për të mbajtur të hapur kanalin e likuiditeteve të emergjencës, apo sidoqoftë të ndihmonin Athinën. Njëri parashikon një hua të dhënë në formë titujsh të lëshuar nga Mekanizmi Europian i Stabilitetit (MES), me të cilët më pas banka qendrore greke do të blinte bono qeveritare.

Pa një program të qartë reformash për Athinën, thonë në Berlin, kjo zgjidhje nuk është e sigurtë: fondi MES është për të shpëtuar vendet në vështirësi, jo për t’u bërë atyre dhurata. Një tjetër plan parashikon që Greqisë t’i derdhen 3.2 miliardë Euro, domethënë fitimi i nxjerrë në këta vite nga sistemi europian i bankave qendrore, me blerjen e titujve grekë.

Megjithatë, bankat qendrore dhe BQE nuk mund t’i japin para një vendi, do të ishte një financim monetar i drejtpërdrejtë, i ndaluar prej Traktateve. Mund t’ua japë fitimet qeverive të tyre, të cilat më pas do ia kalonin Athinës: problemi është se ata fitime, bankat qendrore i kanë vendosur për të mbuluar huatë e dhëna qeverisë greke, nëse nuk do i merrnin, do të hynin në telashe.

Pra, situata është kritike. Edhe i ashtuquajturi Plani B – domethënë masat e emergjencës në rast falimenti të Athinës, si përshembull vendosja e kontrolleve për lëvizjet e kapitaleve dhe mbyllja e bankave, në pritje të gjetjes së një zgjidhjeje në minutë e fundit – nuk mund të vihet në zbatim nga europianët. “Vetëm Athina mund të vendosë për këta hapa”, thotë një funksionar.

“Në horizont ka vetëm zgjidhje të këqia – thotë një bankier. Ajo e mira, një kthesë e Athinës, nuk duket se është mbi tryezë”. Në këtë panoramë, në Berlin shihen vetëm dy rrugëdalje. Ose Greqia paguhet në një farë mënyre duke shkelur rregullat e Eurozonës: një hap i rrezikshëm për të ardhmen e Euros.

Ose Athina largohet nga Euro, pasi BQE herët a vonë nuk do të jetë më në gjendje ta mbështesë. Një skenar i ndërmjetëm: Qeveria greke bën një referendum “jashtë apo brenda”, për të pyetur grekët se cfarë duan. Pyetja mbi të gjithë pyetjet, edhe në Gjermani, është: Cfarë ndodh nëse Greqia largohet nga Euro? “

Nuk besoj se tregjet do të sulmonin menjëherë POrtugalinë – thotë një funksionar i lartë. Megjithatë normat e stabilitetit do të duhej të forcoheshin, për të shmangur sulme të tjerë ndaj vendeve më të dobët: mund të jetë pozitive, por trysnia mbi disa qeveri do të ishte shumë e fortë”. Në pritje, Gjermania sheh kaos në horizont./Corriere della Sera – Bota.al 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)