17 Nëntor 2024

Asnjë auditim për 5.7 milionët e reklamës

Prishtinë, 3 mars - Ndonëse mbetet e paqartë se a ka pasur auditime për 5.7 milionët që janë dhënë për reklamën e paguar nga Qeveria jonë për të krijuar një imazh më të mirë të Kosovës në botë, ekspertët e ekonomisë dhe të fushës së marketingut janë të mendimit se paratë e shpenzuara ishin thjesht një dështim i plotë.

Fushata ishte përgatitur nga mesi i tetorit të vitit 2013 nga kompania izraelite \"Satchi & Satchi\", pas një tenderi që e ka fituar nga Qeveria e Kosovës. Zyrtarët e MTI-së të hënën nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se a ka pasur nga ana e ZAP-it auditime për këtë tender.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)