Asmussen do të bëhet kryeekonomisti i ri i BQE-së
Frankfurt, 4 tetor - Sekretari i shtetit pranë Ministrisë Gjermane të Financave Jörg Asmussen do të bëhet kryeekonomisti i ri i Bankës Qendrore Evropiane (ECB).
Ministrat e financave të vendeve të eurozonës e propozuan Asmussen-in njëzëri për postin me ndikim në krye të ECB-së, siç bëri të ditur shefi i eurogrupit Jean-Claude Juncker pas këshillimeve në Luksemburg.
Zëvendësimi duhet të jetë kryer deri në fund të vitit. Asmussen, i cili konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të ministrit të financave Wolfgang Schäuble, do të zëvendësojë gjermanin Jürgen Stark.
Ky pati paralajmëruar në fillim të shtatorit dorëheqjen e vet.