16 Nëntor 2024

ASK publikon rezultatet e anketës së buxhetit të ekonomive familjare 2014

Prishtinë, 11 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2014. Ky publikim ofron të dhëna për konsumin, shpenzimet dhe të ardhurat e ekonomive familjare, etj.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, konsumi i përgjithshëm në Kosovë në vitin 2014 ishte 2,471 milionë euro, ndërsa për ekonomi familjare 7,611 euro, dhe për kokë banori ishte 1,386 euro.  Krahasuar me vitin 2013, konsumi i përgjithshëm në Kosovë ka pasur një rritje prej 3,7%, ndërsa konsumi për kokë banori ka pasur rënie për 1,1 % dhe konsumit për ekonomi familjare ka pasur rënie për 0,18 %.

Ekonomitë familjare në Kosovë pjesën më të madhe të konsumit e kanë shpenzuar për ushqim me 44 %, në kuadër të konsumit të përgjithshëm, dhe për banim me 28 % në kuadër të konsumit të përgjithshëm.

Burim i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare janë rrogat nga sektori privat dhe ai publik, pastaj të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë. Ndërsa, te të hyrat individuale, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë rrogat nga punësimi i rregullt, që përfaqësojnë 51%, kurse burimi i dytë janë të hyrat nga bizneset me 12 % .

Për më shumë informata lidhur me Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2014, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)