ASK publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore
Prishtinë, 18 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM4 2017).
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM4 2017 ishte 503.1 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM4 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 587.3 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (24%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%), dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.
Për më shumë informata, lidhur me publikimin "Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM4 2017", vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-qeveritare