17 Nëntor 2024

ASK: Papunësia në Kosovë është 30 për qind

Prishtinë, 8 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore 2013 në Kosovë.

Ky publikim është publikimi i dytë me radhë lidhur me Anketën e Fuqisë Punëtore 2013.

Por, ky publikim përmban të dhëna më të detajuara mbi punësimin dhe papunësinë sipas moshës, gjinisë, statusit të punësimit, aktivitetet ekonomike, profesioneve dhe çështjeve të tjera të ngjashme, që kanë të bëjnë me tregun e punës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim , shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 40.5% ose shprehur në numra 483,193 persona.

Rreth një në pesë femra në moshë pune janë aktive në tregun e punës (21.1%), krahasuar me tri të pestat e meshkujve (61.2%).

Numri i të punësuarve është 338,364 ose 28.4%. Shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 12.9%, krahasuar me 40.0% për meshkujt.

Kjo shkallë shumë e ulët e punësimit te femrat rrjedh nga kombinimi i pjesëmarrjes shumë të ulët në fuqinë punëtore dhe papunësisë së lartë.

Femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë me rreth 40%. Meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë me rreth 40%.

Shkalla e papunësisë është 30.0 % ose shprehur në numra 144, 829 persona.  Në mesin e personave në fuqinë punëtore, papunësia është shumë më e lartë për femrat rreth 38.8%.

Papunësia te të rinjtë është shumë e lartë në Kosovë. Në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare dhe në fuqinë punëtore, 55.9% ishin të papunë. Papunësia është më e lartë te femrat e reja me 68.4% se te të rinjtë meshkuj me 50.5%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)