ASK: Numri i pensioneve ishte 128 mijë
Prishtinë, 28 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për TM2 2015.
Ky publikim ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemat e pensioneve bazë, pensioneve kontributpaguese, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, të dhëna për shtëpitë për personat e moshuar dhe papërkujdesje familjare etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se numri i familjeve, të cilat kanë përfituar ndihmë sociale në TM2 2015 ka qenë 26 947, me gjithsej 112 563 anëtarë. Krahasuar me TM2 2014, numri i familjeve që kanë përfituar ndihmë sociale ka shënuar rënie për 2 825 familje ose shprehur në përqindje 9.5%.
Numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës në TM2 2015 ishte 128 190. Krahasuar me TM2 2014, numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës është më i madh për 8 663 ose shprehur në përqindje 7.2 %.
Numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës në TM2 2015 ishte 39 047. Krahasuar me TM2 2014, numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës është më i madh për 1 711 ose shprehur në përqindje 4.6%.
Numri i fëmijëve të braktisur në TM2 2015 ishte 7. Krahasuar me TM2 2014, numri i fëmijëve të braktisur është më i vogël për 4 ose shprehur në përqindje 36.3%.