Asistenca sociale e pa mjaftueshme për familjet nevojtare
Kjo është komponenta e parë e projektit hulumtues të financuar nga Fondi i Mirëbesimit i UNDP-së për të vlerësuar ndikimin e asistencës sociale në zvogëlimin e varfërisë.
Të gjeturat tregojnë se përfitimi ka mbetur gati njejtë që nga viti 2003 edhepse çmimet vazhdimisht kanë pësuar rritje.
Përfituesit e asistencës sociale nuk mund ta mbulojnë as shportën ushqimore minimale me sasinë e ndihmave mujore.
Erëblina Elezaj, hulumtuese në prezantimin e të gjeturave ka treguar se niveli i Asistencës Sociale sipas raportit ka ndryshuar shumë pak që nga viti 2003 përkundër rritjes ekonomike dhe ngritjes së çmimeve, posaçërisht atyre të ushqimit gjatë 10 viteve të fundit.
Në vitin 2009 vlera e Asistencës Sociale sipas saj është rritur për 5 për çdo familje me më pak se 8 anëtarë. Në vitin 2012 është ngritur kufiri i përfitimit, nga familjet 7-anëtarëshe në ato 15-anëtarëshe.
Gjithashtu, që nga Tetori i vitit 2012, përfituesit e skemës marrin edhe një shtesë prej 5 në muaj për çdo fëmijë të moshës 0-18 vjeç. Ky përfitim synon të përmirësojë qasjen e fëmijëve në arsim dhe shërbime të kujdesit shëndetësor.
Elezaj ka theksuar se Asistenca Sociale ka qenë e pamjaftueshme të mbulojë shpenzimet e shportës minimale të ushqimit që nga themelimi i skemës në vitin 2003.
Në vitin 2003, kufiri i varfërisë së skajshme (të ushqimit) në Kosovë ka qenë 47 për person. Vlera mujore e Asistencës Sociale për familje 1-anëtarëshe është 40 edhe në vitin 2014.
Vlera mujore e Asistenës Sociale nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre (numrit të të rriturve dhe fëmijëve në familje). Familjet me 2 të rritur dhe 3 fëmijë marrin nga 85 në muaj. Kostoja e shportës minimale të ushqimit për këtë lloj familjeje ka qenë 140 në muaj 10 vite më parë.
Niveli i Asistencës Sociale ka qenë vazhdimisht më i ulët se paga mesatare në Kosovë. Në vitin 2003, vlera mesatare e Asistencës Sociale ka qenë 56 në muaj përderisa paga mesatare mujore ka qenë 167.
Në vitin 2012 ky hendek është zgjeruar edhe më tepër. Paga mesatare për vitin 2012 është 372, përderisa vlera mestare e Asistencës Sociale 73 në muaj.
Vlera mujore e Asistencës Sociale është poashtu më e ulët se transferet tjera sociale në Kosovë. Familjet 3-anëtarëshe në skemë marrin nga 60 në muaj, njëjtë sikurse individët në Skemën e Pensioneve Bazë apo Skemën e Invaliditetit.
Familjet 1-anëtarëshe në Skemën e Asistencës Sociale marrin vetëm nga 40 në muaj, ndërsa familjet 2-anëtarëshe i marrin nga 55 apo 60 në muaj varësisht prej numrit të fëmijëve.
Komponenta e dytë e projektit, që do të lansohet në shtator, do të prezantojë të gjeturat mbi pengesat institucionale gjatë shpërndarjes së asistencës sociale në nivel lokal.
Andrew Russell, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së do të mbajë një fjalë rasti dhe .