Ashpërsohet menaxhimi i riskut në bankat gjermane
Berlin, 9 korrik - Si pasojë e krizës financiare bankat gjermane duhet të përmirësojnë menaxhimin e riskut.
Parlamenti gjerman adoptoi në të drejtën kombëtare një paketë direktivash përkatëse të BE-së.
Kështu në të ardhmen do të vlejnë rregulla më të rrepta për transaksionet me risk të lartë me letrat me vlerë.
Një shembull janë letrat me vlerë të bazuara në kredi. Në rastin e këtij produkti financiar synohet lehtësimi i bilanceve të bankave përmes shitjesh investuesve të të drejtave nga kreditë.
Meqenëse një pjesë e këtyre produkteve financiare bazoheshin në kredi të këqija, ato konsiderohen si një nga shkaktarët e krizës financiare mbarëbotërore.
Në të ardhmen shitësit duhet të mbajnë vetë një pjesë të paketave të kredisë. Synimi i direktivave është shmangia në të ardhmen e krizave financiare globale.