15 Janar 2025

Asgjësohen 4,480 litra alkool të kontrabanduar

Podujevë, 18 tetor - Policia dhe Doganat e Kosovës kanë asgjësuar 4.480 L alkool, sasi kjo e ndaluar dhe sekuestruar ne Komunën e Podujevës.

E gjithë kjo sasi e alkoolit është tentuar te futet ilegalisht në territorin e Republikës se Kosovës ne kufirin me Serbin .

Bashkëpunimi mes tri agjencive për ruajtjen e kufirit të cilat veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit ( MIK)është duke treguar sukses ne ruajtjen e kufirit dhe parandalon tregtimin apo shitjen e gjitha mallrave që nuk i’u nënshtrohen kontrollës zyrtare që kryhet në pik kalimet kufitare nga inspektoret  e AUV-se.

Këto alkoole kur janë ndaluar nuk kanë poseduar dokumente përcjellëse për origjinën e tyre , certifikatën shëndetësore, importuesin e produktit dhe nuk kanë pas deklaracion të produktit. Si të tilla konsiderohen si të rrezikshme dhe nuk lejohen për futjen në treg.

Alkooli si produkt i pa kontrolluar mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës për njerëz.

Sot është bërë asgjësimi i kësaj sasie ne depon e mbeturinave ne Mitrovicë nën mbikëqyrjen e zyrtareve te agjencive ne MIK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)