18 Nëntor 2024

Asetet financiare të Kosovës, 4.3 miliardë euro

Prishtinë, 16 shtator - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se në TM2 2014, vlera e aseteve të sistemit financiar të Kosovës arriti në 4.3 miliardë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 12.2 përqindësh.

“Kjo rritje i atribuohet rritjes së aseteve të bankave komerciale dhe fondeve pensionale, sektorë këta që dominojnë asetet e sistemit financiar dhe u karakterizuan me rritje të aktivitetit. Sektori i sigurimeve dhe ai mikrofinanciar, pavarësisht zgjerimit të aktivitetit, gjatë TM2 2014 kishin kontribut më të vogël në rritjen e gjithsej aseteve të sistemit.

Ndërsa, ndihmësit financiarë shënuan rënie të aseteve gjatë TM2 2014, duke ndikuar negativisht në rritjen e gjithsej sistemit”, është thënë në raportin e BQK-së, për vlerësimin tremujor të Ekonomisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)