Asetet e sistemit financiar të Kosovës arritën në 4.96 miliardë euro
Sektori bankar në TM1 2016 rriti vlerën e aseteve në 3.40 miliardë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 4.5 përqind (6.5 përqind në TM1 2015) (figura 16). Kontribuesi më i madh në rritjen e aseteve të sektorit bankar ishte zgjerimi i portfolios së kredive që vazhdon të jetë kategoria më e madhe në strukturën e aseteve të sektorit bankar. Rritja e aktivitetit të sektorit bankar reflekton edhe ecurinë e qëndrueshme të depozitave, të cilat po ashtu shënuan rritje edhe pse me ritëm më të ngadalësuar. Ky ritëm i rritjes së depozitave u reflektua edhe në rritjen më të ngadalësuar të aseteve të sektorit bankar, thuhet në raportin e BQK-së.