Asetet e sigurimeve arritën vlerën 137.5 milionë euro
\"Vlera e primeve të shkruara gjatë kësaj periudhe arriti në 62.6 milionë euro, që krahasuar me shtator 2013 paraqet një rritje prej 1.7 përqind. Primet e sigurimit jo-jetë kanë gjeneruar 60.8 milionë euro, ndërsa ato të sigurimit jetë kanë gjeneruar 1.8 milionë euro. Vlera totale e dëmeve të paguara deri në shtator 2014 arriti në 24.3 milionë euro, prej të cilave 14.1 milionë janë dëme të paguara në kuadër të sigurimit të përgjegjësisë ndaj palës së tretë\",thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
Sipas BQk-sw, deri në shtator 2014, sektori i sigurimeve regjistroi fitim në vlerë prej 968.8 mijë euro, që tregon për një përmirësim të theksuar krahasuar me vitin paraprak kur u shënua humbje prej 183.4 mijë euro. Përmirësimi i performancës u evidentua edhe në sigurimet jetë edhe në ato jo-jetë. Deri në shtator 2014, sigurimi jo-jetë kishte fitime prej 351.5 mijë euro krahasuar me humbjet prej 540.5 mijë euro gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Sigurimi jetë u karakterizua me rritje të mëtutjeshme të profitit në 617.3 mijë euro nga 357.1 mijë euro fitim deri në shtator 2013.
Rritja e profitit është evidentuar edhe në përmirësimin e indikatorëve të profitabilitetit si Kthimi në Mesataren e Aseteve (ROAA) dhe Kthimi në Mesataren e Kapitalit (ROAE). ROAA u përmirësua në 1.0 përqind (-0.3 përqind në vitin 2013) kurse ROAE u përmirësua në 2.7 përqind (-0.7 në vitin 20138). përqind në 2013.
\"Sektori pensional vazhdoi të shënojë performancë të mirë financiare. Poashtu, rritje e aktivitetit dhe përmirësim i performancës u evidentua edhe tek sektori i sigurimev dhe ai mikrofinanciar që kishin rritje të nivelit të arkëtimit të primeve përkatësisht dhënies së kredive\", thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.