15 Nëntor 2024

Asetet e sektorit pensional, arrijnë në 1.24 miliard euro

Prishtinë, 8 mars - Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar, se vlera e aseteve e sektorit pensional në Kosovë, ka arritur në 1.24 miliard euro, duke shënuar rritje vjetore prej 13.1 për qind.

“Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) përfaqëson pjesën më të madhe të aseteve të sektorit me 99.4 për qind, ndërsa pjesa e mbetur 0.6 për qind) menaxhohet nga Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve (FSKP)”, është thënë në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë.

Sipas BQK-së, në dhjetor 2015, vlera e gjithsej aseteve të FKPK-së arriti në 1.23 miliardë euro, që përkon me rritje vjetore prej 13.1 për qind, rritje kjo më e ngadalshme krahasuar me rritjen vjetore prej 19.1 për qind të regjistruar në dhjetor 2014.

“Ngadalësimi i rritjes së aseteve të FKPK-së i atribuohet ecurisë së arkëtimeve të reja dhe performancës së kthimit në investime. Arkëtimet e reja deri në dhjetor 2015 arritën në 137.5 milionë euro nga rreth 508.0 mijë kontribues që përkon me një rritje vjetore prej 6.8 për qind. Rrjedhimisht, kemi një ritëm më të ngadalshëm të rritjes krahasuar me dhjetor 2014 kur u arkëtuan 128.7 milionë euro nga rreth 476.6 mijë që paraqiste një rritje vjetore prej 8.0 për qind”, është thënë në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)