18 Nëntor 2024

Asetet e sektorit mikrofinanciar shënuan rënie

Prishtinë, 28 qershor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se Asetet e sektorit mikrofinanciar në fund të marsit 2014 shënuan rënie vjetore prej 1.5 përqind, duke arritur vlerën 111.4 milion euro.  

Rënia kryesisht i atribuohet aktivitetit më të ngadalshëm kreditor. Në TM1 2014, gjithsej kreditë shënuan rënie vjetore prej 2 përqind, e cila është dukshëm më e ulët në krahasim me vitin paraprak (rënie vjetore prej 9.2 përqind  në TM1 2013).

Kreditë për biznese shënuan rënie vjetore prej 6.7 përqind, ndërsa kreditë per ekonomitë familjare shënuan rritje vjetore prej 0.4 përqind. Në anën tjetër,  lizingjet u karakterizuan me rritje vjetore prej 5.2  përqind.

Lizingjet e destinuara për biznese shënuan rënie për 5.1 përqind, ndërsa ato për ekonomitë familjare u karakterizuan me rritje prej 39.3 përqind. 

Mesatarja e normës efektive të interesit për kreditë e lëshuara nga institucionet mikrofinancaire gjatë TM1. 2014 ka arritur në 24 pëqind nga 23.5 përqind në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. 

Në TM1 të vitit 2014, pjesëmarrja e kredive jo performuese në gjithsej kreditë e institucioneve mikrofinanciare është zvogëluar në 5.8 përqind krahasuar me 6.6 përqind sa ishte në TM1 2013 (Figura 27). Kreditë jo performuese vazhdojnë të jenë mirë të mbuluara me provizionet për humbjet e mundshme nga kreditë, ku në TM1 2014, mbulueshmëria me provizione ishte 106.3 përqind (107.9 përqind në TM1 2013).

Në TM1 2014, sektori realizoi të hyra prej 4.6 milionë euro, që paraqet rënie vjetore prej 12 përqind (5.3 milionë euro në TM1 2013). Sidoqoftë, shpenzimet shënuan rënie vjetore më të theksuar me një normë prej 15.5 përqind, duke ndikuar që sektori të ngushtojë humbjen në 0.2 milionë euro krahasuar me 0.5 milionë në TM1 2013.
Kthimi në Mesataren e Aseteve (ROAA) dhe Kthimi në Mesataren e Kapitalit (ROAE) u përkeqësuan në krahasim me vitin paraprak. ROAA u zvogëlua në (-0.9) përqind nga (- 0.3) përqind sa ishte në TM4 2013, ndërsa ROAE u zvogëlua në (-3.2) përqind nga (-1.1) përqind sa ishte në TM4 20133.  

Gjatë TM1 2014, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës vazhdoi të shënoj rritje të aseteve dhe kthim pozitiv neto të investimeve. Gjithashtu, edhe sektori i sigurimeve ka shënuar rritje të aseteve.

Ndërsa sektori mikrofinanciar ka vazhduar të zvogëloj aktivitetin financiar mirëpo me normë më të ngadalëshme.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)