05 Nëntor 2024

Asetet e Rezervës Federale amerikane bien në 4 trilionë dollarë

Washington, 28 shkurt - Kryetari i Rezervës Federale të ShBA-së Jerome Powell tha të mërkurën që banka qendrore do të shpalli "shumë shpejt" përfundimin e tkurrjes së bilancit.

FED-i e nisi këtë proces në tetorin e vitit 2017 për të pakësuar në mënyrë graduale mbajtjen e bonove të Thesarit dhe letrave me vlerë të agjencive, me rënie mujore tavan në 50 miliardë dollarë amerikanë.

Duke nënvizuar këto fjalë gjatë dëgjesës së Komitetit Bankar të Senatit që u mbajt të martën, Powell tha se asetet e përgjithshme të Rezervës Federale mbahen tani rreth 4 trilionë dollarë, një rënie prej gati 310 miliardë dollarë prej mesit të vitit të kaluar.

Në periudhën afatgjatë, masa e bilancit do të vendoset nga kërkesa për obligacionet e Rezervës Federale, sidomos nga monedha dhe rezerva e bankës, shtoi Powell. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)