18 Nëntor 2024

Asetet e BQK-së zvogëlohen përreth 31 milionë euro

Prishtinë, 1 prill -  Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se gjatë muajit shkurt 2014, asetet e BQK-së janë zvogëluar për rreth 31 milionë euro krahasuar me muajin janar 2014.

“Vlera e aseteve të BQK-së më 28 shkurt 2014, ishte 1.65 miliard euro krahasuar me 1.68 miliard euro sa ishte në janar 2014. Investimet e BQK-së jashtë vendi gjatë muajit shkurt 2014 kanë pasur një tendencë të lehtë rënëse (0.8 për qind) në krahasim me muajin paraprak duke shënuar vlerën 1.32 miliard euro”, është thënë në raportin e BQK-së, në të cilin janë përfshirë edhe statistikat për sektorin financiar për muajin shkurt 2014 dhe sektorin e jashtëm për tremujorin e katërt të vitit 2013.

Sipas BQK-së, gjatë shkurtit 2014 ka pasur ndryshime në strukturën e investimeve të BQK-së jashtë vendi; janë rritur investimet në depozita kurse janë zvogëluar investimet në letra me vlerë. Në fund të shkurtit 2014, investimet e BQK-së në depozita jashtë vendi shënuan vlerën 860.6 milionë euro krahasuar me 842.4 milionë euro sa ishin në janar 2014. Investimet në letra me vlerë kanë rënë në 630.9 milionë euro nga 660.8 milionë euro sa ishin në janar 2014.

“Bankat komerciale, në fund të muajit shkurt 2014, kanë zvogëluar depozitat me BQK-në për rreth 30 milion euro, kurse depozitat e institucioneve të tjera në BQK në përgjithësi kanë mbetur në nivelin e njëjtë me atë të janarit 2014”, është thënë në raport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)