18 Nëntor 2024

Asetet e bankave komerciale arritën vlerën prej 3.06 miliard euro

Prishtinë, 23 shkurt - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori bankar në Kosovë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2013 u karakterizua me zhvillime pozitive. Asetet e bankave komerciale arritën vlerën prej 3.06 miliard euro, që paraqet një rritje vjetore prej 8 përqind.

"Rritja kryesisht i atribuohet rritjes së theksuar të investimeve në letrat me vlerë dhe rezervave të mbajtura në BQK. Për dallim nga tremujorët paraprak për herë të parë në TM4 2013, investimet në letrat me vlerë, tejkaluan në vlerë rezervat e mbajtura në BQK.  Investimet arritën vlerën 354.5 milion euro, duke shënuar rritje vjetore prej 38 përqind (27 përqind në 2012). Ky zhvillim reflekton orientimin e bankave në drejtim të instrumenteve afatgjata që kanë kthim më të lartë. Ndërsa, bilanci i bankave komerciale në BQK  arriti vlerën prej 331.8 milion euro që paraqet një rritje vjetore prej 10 përqind (37 përqind në 2012)"", thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin Tremujor të Ekonomisë kosovare.

Sipas BQK-se aktiviteti kreditues, ka vazhduar të rritet edhe në TM4 2013 por me ritëm të ngadalsuar në krahasim me vitin paraprak. Në dhjetor 2013, gjithsej kreditë shënuan vlerën prej 1.81 miliard euro, që paraqet një rritje vjetore prej 2.4 përqind (3.9 përqind në 2012 ).(www.ekonomia-ks.com)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)