Asanaj i dorëzon Presidentit Sejdiu raportin e AKP-së
Prishtinë, 19 prill - Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Zt. Dino Asanaj, i shoqëruar nga menaxhmenti i AKP-së, sot u takuan me Presidentin e Republikës së Kosovës, Zt. Fatmir Sejdiu, me çrast i dorëzuan raportin e vjetor të AKP-së për periudhën Janar 2009 - Dhjetor 2009, si dhe pasqyrat financiare të AKP-së për po të njëjtë periudhë raportuese.
Në bazë të ligjit Nr. 03/L-067 mbi themelimin e AKP-së, gjegjësisht nenit 20, pika 20.2 ky raport përfshin: a) pasqyrat financiare të llogarive të Agjencisë; b) veçmas nga llogaritë e Agjencisë, pasqyrat financiare të llogarive dhe aseteve e cila mbahet nga Agjencia në mirëbesim; c) listën e ndërmarrjeve që janë vënë nën administrimin e drejtpërdrejtë të Agjencisë në pajtim me nenin 6.1; d) listën e transaksioneve të kryera sipas nenit 8 të realizuara gjatë vitit për të cilin raportohet dhe për transaksionet e mbetura pezull; e) listën e ndërmarrjeve të likuiduara sipas nenit 9; dhe f) listën e ndërmarrjeve ndaj të cilave është filluar procedura e riorganizimit.
Gjithashtu në këtë takim u theksua domosdoshmëria e ndryshimeve dhe plotësime në legjislacionin ekzistues që sanksionon dhe rregullon fushën e veprimit të AKP-së dhe institucioneve tjera relevante.
Agjencia Kosovare e Privatizimit vazhdon të përmbush detyrimet ligjore që dalin nga ligji mbi themelimin e AKP-së nr 03/L-067 në lidhje me raportet tremujore, vjetore si dhe pasqyrat financiare të AKP-së.