16 Janar 2025

Artarët shprehë indinjatën me aprovimin ligji mbi Metalet e Çmuara

Prishtinë, 30 janar - Shoqata e Artarëve dhe Argjendarëve  të Kosovës në mbledhjen e saj të mbajtur sot përpos tjerash shqyrtoi edhe gjendjen e krijuar ne këtë veprimtari pas Miratimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës së Ligjit mbi Metalet e Çmuara.

Shoqata e Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës shprehë indinjatën e saj të thellë me rastin e Aprovimit te këtij ligji nga ana e Kuvendit te Republikës së Kosovës duke mos i marrë parasysh asnjë vërejtje te shoqatës te cilat janë dhënë gjatë procesit të përgatitjes se këtij ligji.

Si pasojë e mos ekzistimit të ligjeve të mirëfillta që do të rregullonin këtë lëmi, e për çka Artarët e Kosovës janë ballafaquar me probleme të shumta dhe janë trajtuar shumë herë keq si nga Institucionet  Shtetërore ashtu edhe nga mjetet e informimit, Shoqata e Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës qysh para gjashtë vitesh patë dhënë iniciativën që të hartohet ligji mbi metalet e çmuara në Kosovë.

Duke pas parasysh se Kosova nuk ka ekspert të duhur që e njohin këtë lëmi specifike, Shoqata e Artarëve Institucioneve Qeveritare u ka ofrua  ndihme nga më të ndryshmet me qëllim që më në fund Kosova ta ketë një ligj I cili do të rregullonte këtë lëmi dhe I cili do ti përmbush aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e  Bashkimin Evropian.

Për gjashtë vite ,anëtarët e Shoqatës kanë marrë pjesë në të gjitha Komisionet Qeveritare dhe Parlamentare ku në mënyrë të argumentuar janë munduar që ti japin vërejtjet e tyre, ashtu qe në fund të kemi një ligj I cili do te ishte I aplikueshëm dhe I pranueshëm për të gjithë.

Propozimet e dhëna nga ana e Shoqatës nuk binin ndesh me ato ligje neper vendet e BE-së sepse “kjo çështje  I takon çdo vendi anëtar që sipas politikave të tyre të brendshme të rregulloj këtë fushë  Prandaj mund të konkludojmë që Projektligji  nuk bie ndesh me ACQUIS-në e BE-se”.

Fatkeqësisht edhe pas shumë premtimeve nga ana e Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë, së vërejtjet e Shoqatës janë me vend dhe se do të merren parasysh, gati asnjë vërejtje e dhëne nga ana e Shoqatës nuk është marrë parasysh, çka këtë ligj e bën të pa zbatueshëm dhe të pa pranueshëm për  anëtarët e këtij komuniteti te biznesit.

Është për tu ardhur keq  se nëpër Komisione Qeveritare, emërohen  persona pa përvojë dhe jokompetente, të cilët duke bere copy-paste  të ligjeve nga shtetet tjera,  sërvojne ligje  duke mos bërë  bile  as përpjekjen  më të vogël që tu përshtaten rrethanave dhe kushteve të Kosovës, e duke mos qarë kokën se si do të reflektohen këto në biznesin e atyre që përmes taksave të tyre bëjnë që këta “ekspert” ti marrin pagat dhe mëditjet e majme neper komisione.

Duke  u nisur nga fakti se edhe në lëmi të tjera ekonomike, gjendja   në këtë drejtim nuk është më e mirë, shtrohet pyetja:A ka kuptim që komuniteti I biznesit në të ardhmen të merr pjesë nëpër këto komisione  ku do të shërbej vetëm si mbulesë atyre që sërvojnë ligje të tilla?!.

Në lidhur me këtë Kryetari I Odës Ekonomike z. Safet Gërxhaliu  tha se”Ligjet e aprovuara në Kosovë duhet të jenë në funksion të biznesit e jo të shërbejnë si dekor për sirtarë zyrash”.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)