25 Dhjetor 2024

Artane Rizvanolli pranon detyrën e Ministres se Ekonomisë dhe Ambientit

Prishtinë, 23 mars - Ministri i deritanishëm i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj sot ia dorëzoi detyrën ministres së ardhshme të Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Me këtë rast, Nitaj e ka njoftuar Rizvanollin për projektet të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në proces dhe ato që priten të fillojnë në fushën e Teknologjisë, Energjisë, Ndërmarrjeve publike dhe Minierave.

Po ashtu Nitaj pohoi se ministren Rizvanolli e presin punë të shumta në dikasterin e Ekonomisë, në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, e goditur nga pandemia.

Ministrja Rizvanolli theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar dhe realizuar projektet që do të ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë së vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)