Arriti kontigjenti i parë i ndihmës së Qeverisë Japoneze
Prishtinë, 11 shtator - Si pjesë e projektit të implementuar nga Agjensioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar për ngritjen e kapaciteteve të menaxhimit të mbeturinave të ngurta, sot në pikën kufitare të Hanit të Elezit, arriti kontigjenti i parë i përbërë nga 14 kamionë, të paraparë për komunën e Prizrenit.
Ky projekt, që kap vlerën prej 4.8 milionë euro, parasheh përmirësimin e sistemit të grumbullimit të mbeturinave në rajonin e Prishtinës dhe Prizrenit, duke bërë pajimin e e kompanive regjionale të mbeturinave të këtyre dy komunave me rreth 34 kamionë.
Ky projekt i implementuat nga JICA gjithashtu është projekti më i madh i Qeverisë Japoneze për Kosovën.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të kontigjentit të parë, në Han të Elezit mori pjesë edhe udhëheqësja e divizonit për mbrojtjen e mjedisit, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, znj. Nezakete Hakaj.
Pritet që deri më 24 Shtator të përfundojë procesi i alokimit të të gjithë kamionëve në komunat e Prishtinës dhe Prizrenit.