Arrihet progres në procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës
Prishtinë, 26 janar - Nën organizimin e Ministrisë së Financave u mbajt takimi me temën Përshpejtimi i bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore, ku u prezantuan të gjeturat dhe rekomandimet nga Raporti i asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku për këtë çështje është përgatitur edhe një Raport nga Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar se si duhet të ecet më tutje drejt krijimit të Agjencisë të të Hyrave.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin ministri i Financave Avdullah Hoti, përfaqësuesi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Seffen Hansen, përfaqësuesi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Ole Kjaer, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë Ruud Vermeulen, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, zëvendësdrejtoresha e Doganës së Kosovës Valdete Krasniqi, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, përfaqësuesja e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë Semra Tyrbedari, udhëheqësja e projektit në GIZ Kadir Jogiste, kryesuesi i Grupit Koordinues për bashkimin e Doganës dhe ATK-së Ekrem Hysenaj si dhe palë të tjera të interesit.
Me këtë rast ministri Avdullah Hoti falënderoi Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmën dhe bashkëpunimin e ofruar nga misioni i FMN-së, si dhe bëri të ditur se në këtë takim të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Agjencive të saj, si dhe me partnerët tanë që na mbështesin në këtë proces, jemi mbledhur për të diskutuar gjendjen se ku jemi me projektin më të rëndësishëm që ka Qeveria për bashkimin e ATK-së dhe DK-së në një Agjenci të të hyrave.
Më lejoni të theksoj se ky është projekti më i rëndësishëm, është objektiva kryesore që ka Qeveria dhe Ministria e Financave gjatë këtij viti. Është pjesë e Programit qeverisës 2015 2018. Vendimi për themelimin e Agjencisë është marrë në korrik të vitit 2015 në Qeveri dhe pastaj kemi formuar grupin punues nga Menaxhmenti i lartë i Doganës dhe ATK-së, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme deri më tani.\"
\"Normalisht, puna e tyre është mbështetur ngushtë nga FMN, GIZ, Ambasada britanike, USAID, Zyra e BE-së, donatorë të tjerë dhe ekspertët tjerë të pavarur që kanë ardhur në kuadër të këtyre projekteve.\"
\"Kemi pasur disa diskutime bashkë me partnerët tanë, me Odat ekonomike në veçanti për të marrë sugjerimet e tyre në këtë proces, sepse përveç reformave fiskale, pjesës së parë dhe reformave fiskale të reja që tashmë jemi duke i diskutuar kjo është reforma më e rëndësishme në fushën e financave publike dhe të hyrave në veçanti, shtoi Ministri Hoti.
Ai bëri të ditur se Kemi parasysh që ky proces është mjaft kompleks, prandaj kemi kërkuar asistencë nga FMN, GIZ dhe nga partnerët e tjerë prandaj jemi mbledhur sot këtu për të diskutuar Raportin e fundit që e kanë prodhuar ekspertët e FMN-së, të cilët i falënderoj për dedikimin dhe për atë që janë shumë të hapur në sugjerimet e tyre. Ky është Raporti i tretë apo i katërt i radhës që prodhohet nga ekspertët e FMN-së. Tani jemi në fazat finale të këtij procesi dhe ky raport dhe sugjerimet që janë dhënë në këtë raport janë shumë të rëndësishme për ne.
Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti gjithashtu i njoftoj të pranishmit se Ligji për themelimin e Agjencisë të të Hyrave, pas shumë diskutimeve që kemi pasur me të gjithë akterët e involvuar në këtë proces, është dorëzuar në Qeveri. Sipas tij, në këtë ligj janë adresuar pothuajse të gjitha shqetësimet dhe vërejtjet që kanë pasur palët e interesit.
Është edhe një çështje që besoj se gjatë procedurave parlamentare do të adresohet sa i përket Bordit të Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave të Tatimpaguesve . Dhe besoj se edhe ajo çështje është qartësuar në masë të madhe deri më tani, shtoi Ministri Hoti.
Ai gjithashtu bëri të ditur se rekomandimet që i kanë pranuar nga FMN-ja do të iu ndihmojnë ta disenjojnë procesin deri në fund për të ruajtur performancën e jashtëzakonshme që është arritur në ATK dhe Doganë deri më tash.
\"Për tu siguruar që proceset që janë etablu tanimë në këto dy Agjenci mbahen dhe avancohen edhe më tutje dhe që krijohet sinergjia e nevojshme në mes këtyre dy Agjencive. Unë jam shumë i kënaqur që ekipi i Ministrisë së Financave dhe këtyre dy Agjencive ka arritur që vetë të disenjojnë një Ligj që i përmbushë kërkesat që i ka Qeveria dhe pritjet që i kanë pasur partnerët tanë ndërkombëtar. Dhe e them me kënaqësi se është një proces vetë Qeveria, në fakt dy Agjencitë tona dhe grupi Koordinues e kanë marrë pronësinë e plotë në disenjimin dhe implementimin e këtij projekti.
Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se rekomandimet që i kanë pranuar nga FMN-ja kanë të bëjnë me procesin e bashkimit, kanë të bëjnë me organizimin dhe qeverisjen e Agjencisë, si dhe në pjesën e tretë kanë të bëjnë me disa objektiva që duhet të kontribuoj Agjencia, disa objektiva të Qeverisë, objektiva të përgjithshme që mund të arrihen përmes kësaj Agjencie .
Tek pjesa e parë e rekomandimeve që kanë të bëjnë me procesin e bashkimit, është rekomanduar që ne të jemi të kujdesshëm që ti japim mjaft kohë themelimit dhe funksionimit të Agjencisë. Dhe ky bashkim të përcillet me një plan detal strategjik dhe me një plan detal pune të proceseve që duhet të ndodhin deri tek bashkimi formal.\"
\"Tek çështjet rekomandimet që kanë të bëjnë me organizmin dhe qeverisjen e Agjencisë, në mënyrë specifike këto adresohen si modeli i qeverisjes, pavarësia menaxheriale e Menaxhmentit të lartë të Agjencisë, dhe operacione të ndryshme që ndodhin brenda Agjencisë.\"
\" Dhe tek pjesa e tretë e rekomandimeve që kjo Agjenci do të kontribuoj në arritjen e objektivave të përgjithshme të Qeverisë, më shumë çështja shtrohet tek themelimi i Agjencisë dhe përgatitja për të filluar pastaj mbledhjen e TVSH-së brenda vendit. Dhe pastaj reforma që lidhet me licencimin e agjentëve doganor, me operatorët e autorizuar ekonomik, qasjen që duhet të kemi në vlerësimin e riskut varësisht prej operacioneve që ndodhin dhe çështje të tjera, shtoi Ministri Hoti.
Përfaqësuesi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Seffen Hansen duke falënderuar Ministrin për fjalët e mira për Misionin e FMN-së, gjithashtu shfrytëzoj rastin të falënderoi stafin e Ministrisë së Financave dhe dy agjencive të saj për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre që kanë treguar jo vetëm gjatë kësaj vizite, por në të gjitha vizitat e më hershme.
Pas vendimit që është marrë nga Qeveria për bashkimin e dy organizatave, FMN-ja ka qenë e gatshme ta ofroj mbështetjen për këtë proces të bashkimit në pajtim me koncept dokumentin të aprovuar nga Qeveria. Dhe natyrisht, qëllimi ynë ka qenë që në asnjë mënyrë të mos preket dhe të mos cenohet niveli i mirë i mbledhjes së të hyrave nga të dy agjencitë që është realizuar deri në atë kohë. Dhe kjo natyrisht duke pasur parasysh procesin e bashkimit që do të ndodhte ishte me rëndësi që kjo mos të cenohet në asnjë mënyrë , shtoi përfaqësuesi i Misionit të FMN-së Seffen Hansen.
Ai gjithashtu bëri të ditur se Me rekomandimet tona ne kemi pasur parasysh që bashkimi i Doganës dhe ATK-së duhet të përfshijë më shumë operacione dhe më shumë procese. Prandaj edhe kemi bërë disa rekomandime të tjera që kanë të bëjnë me organizimin e Agjencisë së re dhe strukturën e përgjithshme të saj ku bashkimi si i tillë nuk do të duhet të prekë dhe të cenoj të hyrat që realizohen tani. Por, në anën tjetër duhet të parashihet pas 4 deri 5 vite të ndikojë në masë të madhe në përmirësimin e të hyrave dhe proceseve të tjera.
Ndërsa, përfaqësuesi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Ole Kjaer prezantoi rekomandimet e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Sipas tij rekomandimet për sa i përket përgatitjeve për bashkim janë që të caktohet data për themelimin e agjencisë së re më 1 janar 2018; Të zhvillohet një deklaratë e vizionit për agjencinë e re; Të zhvillohet një plan i kombinuar strategjik për agjencinë e re për tia paraqitur Drejtorit të Përgjithshëm (DP); Të përshpejtohen punët në lidhje me aktet nënligjore që do të jenë të domosdoshme, si dhe Të përgatitet një pako gjithëpërfshirëse informuese për Drejtorin e Përgjithshëm.
Ndërsa, rekomandimet lidhur me organizimin dhe qeverisjen e agjencisë së re të të hyrave janë; Të aplikohet struktura organizative e bazuar në funksione sipas rekomandimit të FMN-së;
Të përgatitet një model i qeverisjes për agjencinë e re; Në secilin rajon të emërohet një menaxher i vetëm në udhëheqje të operacioneve tatimore dhe doganore; Të rishikohen mundësitë për integrim në rajone duke analizuar dhe planifikuar sinergjitë në proceset e punës rajonale; Të zhvillohet një zgjidhje për rrjetin operacional në terren që do të zbatohet në periudhën afatmesme; Ti jepet DP-së autoriteti për të bërë ndryshime të vogla organizative pa nevojë për konsultim me ministrin, si dhe të hiqet neni 8. 2 nga projektligji për Agjencinë e të Hyrave (AH).
Sa i përket, Rekomandimeve lidhur me mundësitë për përmbushjen e objektivave të qeverisë, ai bëri të ditur se është rekomanduar që të zbatohet një program për Operatorët e Autorizuar Ekonomik (OAE) si dhe të zbatohet një regjim licencimi për agjentët doganorë; Të rishikohet procesi i TVSh-së për kalim në mbledhje brenda vendit; Të zhvillohet një kapacitet i koordinuar i menaxhimit të rrezikut të përmbushjes; si dhe Të zhvillohet një udhërrëfyes afatgjatë i transformimit për qëllime të prioritizimit dhe zhvillimit në faza të veprimeve operacionale në tërë agjencinë.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e bizneseve edhe një herë theksuan nevojën e rifunskionalizimit të Bordit të Pavarur për Shqyrtimin e Ankesave të tatimpaguesve, të cilin sipas tyre duhet ta përfshijnë edhe në Ligjin për krijimin e Agjencisë së të Hyrave, që është dërguar për aprovim në Qeveri .