19 Nëntor 2024

Arrihet marrëveshja për pensionet

Shkup, 13 shkurt - Pensionistët e Kosovës që kanë punuar në Maqedoni, do t’u njihet stazhi. Kjo u bë e mundur në bazë të Marrëveshjes së arritur sot në Shkup, në takimin që patën , drejtori i Fondit pensional të Maqedonisë , Bekim Neziri dhe Sami Salihu, drejtor i departamentit të pensioneve të Kosovës.

Vitin e kaluar qeveritë e dy vendeve nënshkruan në parim marrëveshjen që do t\'\'u pranonte stazhin për realizimin e të drejtës së pensionit në shtetin amë, qytetarëve që kanë punuar në dy vendet respektive.


Marrëveshja midis të dy vendeve për konfirmim të periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës së pensionit, qe nënshkruar vitin e kaluar nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë Spiro Ristovski dhe ministri kosovar Nenad Rashiq.


Pension nga stazhi i pranuar si nga Maqedonia ashtu edhe nga Kosova do të gëzojnë rreth 2000 pensionistë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)