17 Nëntor 2024

Arrestohet Ministri i Financave në Rumani

Bukuresht, 28 mars - Ministri i Financave i Rumanisë Darij Valkov, i cili dha dorëheqje për shkak të akuzimeve për korrupsion, u arrestua. Hetuesit kanë dyshime se ai ka marrë para nga disa afaristë, që t’i ndihmojë në shpërndarjen e kontratave për punime të ndryshme ndërtimore në periudhën kur ka qenë kryetar i bashkisë së qytetit Slatina, Rumani Jugore.

Valkov deklaroi se është i pafajshëm. Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane për Luftimin e Shkeljeve, Rumania zë një prej vendeve të para në BE për nga mashtrimet në përvetësimin e mjeteve evropiane.

Nën presionin e Brukselit gjatë dy viteve të fundit për shkak të akuzimeve për korrupsion në Rumani u dënuan disa nëpunës shtetërorë, përfshi këtu dhe ish-Kryeministrin Adrian Nëstase dhe më shumë se dhjetë ish-ministra. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)