Arrestohen 3 persona për përfshirje në pastrim të parasë
Prishtinë, 27 maj - Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas zhvillimeve të hetimeve paraprake, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot kanë kryer kontrolle në shtëpi banimi në qytetin e Drenasit.
Hetimet dhe më pas kontrolli janë kryer mbi dyshimet e bazuara se personat e dyshuar (A.N. mashkull, v.l. 1992 dhe E.N. femër, v.l. 1999) në bashkëveprim gjatë periudhës kohore nga dt. 27.02.2021 deri me dt. 11.03.2021, dyshohet se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike (gjithsej 118 x 50) në vlerë të përgjithshme prej 5900 euro (pesëmijë e nëntëqind euro).
Dy të dyshuarit parat dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatët e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë të rregullta. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është arritur të gjenden edhe tri kartëmonedha nga 50 euro (3x50) me ngjyrë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave e materiale.
Gjatë intervistimit të dy të dyshuarve është kuptuar se mjete monetare të cilat i kanë vënë në qarkullim i kanë marr nga i dyshuari (B.N. mashkull, v.l. 1971) i cili po ashtu është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës.
Pas intervistimit ndaj të dyshuarit B.N prokurori i rastit i ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, kurse ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt.