15 Janar 2025

Armitage në takimin e saj lamtumirës ka vizituar BQK-në

Prishtinë, 13 nëntor - Jane Armitage, Drejtoreshë e Bankës Batërore për Evropën Juglindore, e shoqëruar nga Jan-Peter Olters, drejtor i Bankës Botërore për Kosovën, vizitoi sot Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, me ç’rast u prit nga Guvernatori Gani Gërguri me të cilin shkëmbeu informacion mbi zhvillimet aktuale ekonomike e financiare në Kosovë si dhe mbështetjen shumëdimensionale që Banka Botërore vazhdon të jep në zhvilimin ekonomik dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Krahas elaborimit mbi qendrueshmërinë makroekonomike aktuale të vendit, Guvernatori Gërguri ka njoftuar znj.Armitage edhe për statusin dhe rëndësinë e projekteve të financuara nga ana e Bankës Botërore me fokus në segmentet përbrenda Projektit për forcimin e infrastrukturës së tregjeve dhe të sektorit financiar të Kosovës.

Në veçanti, Guvernatori Gërguri ka nënvizuar rëndësinë strategjike që kanë për të ardhmen e sektorit financiar të Kosovës rekomandimet e dala nga Programi i Vlerësimit të Sektorit Financiar realizuar nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i Bankës Botërore gjatë muajit tetor të këtij viti.

Guvernatori Gërguri ka theksuar mbështetjen e fortë të Bankës Botërore dhënë zhvillimit të BQK-së që nga vitet e para  të  themelimit e deri në  ditët e sotme dhe në shenjë respekti për këtë bashkëpunim ekzemplar i ka ndarë znj. Armitage një Mirënjohje të Posaçme të BQK-së.

Njëkohësisht, Znj. Armitage  ka  nënvizuar partneritetin e suksesshëm e profesional dhe pronësinë e lartë që BQK-ja vazhdon ta demonstrojë në projektet me Bankën Botërore si dhe ka shprehur  përkushtimin e  saj  që  edhe në  të  ardhmen të  vazhdojë të përcjell dhe mbështes  zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)