Armenia integrohet në Bashkimit Ekonomik Euroaziatik
Ky bashkim, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2015, do të favorizojë integrimin më të drejtpërdrejtë të këtij vendi. Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia janë tashmë pjesë që prej vitit 2010, me nënshkrimin e një bashkimi doganor.
Vendimi i Armenisë, që ti afrohet Rusisë, kishte ngjallur në nëntor 2013 një debat të fuqishëm dhe manifestime në këtë ish-republikë sovjetike kaukaziane.
Armenia, në krahë të Gjeorgjisë dhe Moldavisë, ishte në pikën e mbylljes së një marrëveshje të shkëmbimit të lirë me BE-në, që do të përbënte një hap të parë drejt integrimit të ardhshëm në bllokun evropian.
Por Armenia varet shumë nga Rusia për furnizimin me armë, që e konsideron si jetësor për ruajtjen e ekuilibrave përballë Azerbajxhanit fqinj, i pasur në naftë, mbi çështjen e Karabakut Malor (Nagorny-Karabakh).
Moska i kishte dërguar disa mesazhe Armenisë, kur kjo po afrohej me Brukselin, duke rritur çmimin e gazit për këtë republikë të vogël kaukaziane dhe duke shpallur një kontratë gjigante shitje armësh për Bakunë, kryeqyteti i Azerbajxhanit, rival historik i Armenisë.