07 Nëntor 2024

Arkivi Komunal i Prishtinës pasurohet me dosje nga Arkivi i Perandorisë Osmane

Prishtinë, 23 qershor - Gjatë vizitës në Arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll, Komuna e Prishtinës e përfaqësuar nga Muhedin Nushi, Drejtor i Administratës, dhe Abaz Makolli, U.D. Drejtor i Arkivit Komunal, ka arritur marrëveshje për marrjen e kopjeve të dokumentacionit arkivor të periudhave të ndryshme që kanë të bëjnë me historinë e Komunës së Prishtinës.

Arkivi i Komunës së Prishtinës posedon shumë fonde dhe koleksione arkivore kryesisht nga viti 1945 deri më sot. Ky Arkiv, duke synuar të pasurojë fondet dhe koleksionet arkivore edhe para vitit 1945, ka vlerësuar se dokumentet e zotëruara nga Arkivi i Perandorisë Osmane janë shumë të vlefshme për Komunën e Prishtinës, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sot, në konferencë për media, Drejtori i Administratës Muhedin Nushi, bashkë me Drejtorin e Kulturës Besart Vllahinjën, prezantuan 36 dosje arkivore me gjithsej 169 faqe të dokumentuara. Këto dokumente kanë të bëjnë me periudhën 1322 – 1912.

Deri më tani, në Arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll janë digjitalizuar 9817 dosje arkivore. Presim që në muajt në vijim, dhjetëra mijëra dokumente në formë digjitale të barten tek ne për të gjetur vendin e tyre në Arkivin Komunal të Prishtinës.

Ky është një projekt strategjik i hulumtimit dhe i publikimit të dokumenteve përkatëse me historinë e qytetit të Prishtinës nga shekulli XV deri në shekullin XIX, të cilat janë ruajtur në arkivat osmane në Stamboll.

 Hulumtimet në Arkivin e Perandorisë Osmane, i cili impresionon me pasuri të jashtëzakonshme të lëndës arkivore dhe me organizimin e tij, deri më tani janë kryer vetëm herë pas here nga disa historianë dhe hulumtues. Tani këto hulumtime do të organizohen në mënyrë institucionale përmes Arkivit Komunal në Prishtinë.

Dokumentet arkivore të digjitalizuara mund t’i shihni në ueb faqen e Komunës, përmes lidhjes së mëposhtme: http://kk.rks-gov.net/prishtina/Municipality/Departments/Kultures,Rinise,Sportit/Kulture/Arkivi-Komunal/Dokumente-nga-koha-e-Perandorise-Otomane.aspx

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)