Arian Zeka emërohet drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane
Prishtinë, 22 qershor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se në pajtim me Statutin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Bordi i Drejtorëve ka emëruar ushtruesin e deritashëm të detyrës së drejtorit të Odës Amerikane, Arian Zeka në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane.
Zeka i është bashkuar Odës Amerikane në nëntor të vitit 2009, si udhëheqës i Departamentit të Politikave e më vonë si zëvendësdrejtor i Odës Amerikane.
Përvoja e tij e mëparshme e punës përfshin angazhimin në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, Projektin e USAID-it për stabilitet dhe rritje ekonomike, Projektin e Bankës Botërore për Zhvillimin e Rinisë, Agjencinë e Lajmeve KosovaLive dhe Programin e Trajnimit të Trupave të Mbrojtjes të Kosovës.