15 Maj 2024

Argjentina vendi i mrekullive ekonomike

Buenos Aires, 9 janar - Argjentina ka bërë të pamundurën pasi qe para 10 vitesh vendi shpalli falimentin, ndërsa sot është një vend me rritje të jashtëzakonshme ekonomike. 

Argjentina para dhjetë vitesh ishte midis krizës më të madhe në 200 vjetët e fundit.

Argjentina kishte falimentuar dhe ishte shkatërruar ekonomikisht nga korrupsioni dhe politikanët e  korruptuar. Vendi kishte borxh më shumë se 170 miliardë dollarë amerikanë.

Papunësia ishte shumë e lartë, ndërsa fëmijët vuanin nga uria. Roberto Lavagna nuk mund të basojë as sot se sa e keqe ishte gjendja në vendin e tij: „Situata ishte shumë e keqe. Shumë historianë thonë se kjo ishte kriza më e thellë që nga viti 1890, pra në 110 vitet e fundit. Gjendja sociale ishte e tmerrshme. 52 % e njerëzve jetonin në varfëri.“

Roberto Lavagna u zgjodh në vitin 2002 si ministër i Ekonomisë dhe së bashku me presidentin e mëvonshëm Nestor Kirchner, nisi reformat. Kirchner shpalli falimentimin e vendit, por bëri pagesat e domosdoshme ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të ruajtur hapsirën manovruese.

Ai thjesht injoroi një pjesë të madhe të borxheve të huaja dhe urdhëroi uljen e jashtëzakonshme të vlerës së monedhës vendore Peso. Argjentina filloi ngadalë të bëhet konkurrente në treg.

„Në këtë proces ka pasur disa zhvillime thelbësore: Së pari, vendosëm që konsumi të trajtohet si motor i shërimit ekonomik. Në 20 vitet e fundit Argjentina varej nga eksporti dhe investimet. Ndërsa konsumi i brendshëm ishte lënë pas dore. E dyta dhe vendimtarja ishte: Argjentina kishte nevojë për mjete financiare shtesë. Dhe së treti, është dashur të pranojmë se borxhet tona kanë arritur një nivel kaq të lartë sa që nuk ishin në gjendje t'i kthejmë. Marrja e borxheve të reja ishte e pashmangshme sikur edhe shlyerja e disa borxheve“, pohon Lagagna.

10 vite më vonë, në Buenos Aires dhe qytetet tjera të Argjentinës nuk ka mbetur gati asnjë gjurmë nga kjo krizë. Njerëzit kanë tani shumë më shumë para në portofol dhe shpenzojnë më shumë.

Kriza globale gati që nuk vërehet aspak. Presidentja Cristina Kirchner është krenare me rezultatet e arritura. Argjentina është shndërruar nga një vend në falimentim, në një vend të mrekullive ekonomike.

„Ne jemi tani në një Argjentinë të re. Vendi ka bërë një hap shumë të madh, sepse më parë papunësia ishte 25 %. Borxhet arrinin shifrën prej 140 % të prodhimit bruto, ndërsa çdo i dyti jetonte në varfëri. Sot kemi një vend me rritjen më të madhe ekonomike në 200 vitet e fundit“, thotë presidentja. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)