ARDA dhe OEAK nënshkruan memorandum mirëkuptimi
Prishtinë, 3 mars - Asociacioni i Agjencive Rajonale Zhvillimore (ARDA) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi i cili parasheh fuqizimin e partneritetit ndërmjet këtyre institucioneve në funksion të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.
Memorandumi i Mirëkuptimit, i cili u nënshkrua ndërmjet Drejtoreshës Ekzekutive e ARDA Mrikë Macula dhe Drejtorit Ekzekutiv të Odës Amerikane Arian Zeka, mes tjerash parasheh koordinimin e aktiviteteve të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit të NVM-ve, krijimin e vendeve, përpilimin e analizave ekonomike, implementimin e përbashkët të projekteve zhvillimore dhe shkëmbimin e ekspertizave përkatëse në fushat specifike të ekonomisë.
Me këtë memorandum, ARDA merr përsipër edhe ofrimin e mbështetjes për anëtarët e Odës Amerikane gjatë përpjekjeve të tyre për investim në rajonet e ndryshme të Kosovës, si dhe ofrimin e mbështetjes për investitorët potencialë amerikanë.