16 Janar 2025

Arbitrazhi, zgjidhje më efikase e kontesteve afariste

Prishtinë, 26 shkurt - Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (QZAK) pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, sot organizoi një tryezë të rrumbullakët me qëllim të diskutimit rreth rëndësisë së arbitrazhit në zgjidhjen e kontesteve afariste, e cila kishte natyrën e ngritjes së vetëdijesimit lidhur me rolin e qendrës dhe përfitimet e saj.

Kryetari i Bordit të Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve, Dastid Pallaska njoftoi se Oda Amerikane në mbështetje të përpjekjeve për të forcuar klimën dhe zhvillimin ekonomike të vendit, themeloi Qendrën për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve, për të lehtësuar zgjidhjen alternative të kontesteve përmes arbitrazhit dhe ndërmjetësimit.

Pallaska për më tepër informoi se mekanizmat e zgjidhjes alternative të kontesteve, ofrojnë bizneseve një metodë efektive dhe efikase për zgjidhjen e një gamë të gjerë të konflikteve.

Kjo sipas tij është veçanërisht e rëndësishme duke pas parasysh se në gjykatat në Kosovë kanë mungesë të kapaciteteve të mjaftueshëm për të zgjidhur rastet në kohën e duhur, meqë ato ballafaqohen me raste të pazgjidhura dhe ato të cilave nuk iu ekzekutohen vendimet.
 
Bedri Bahtiri, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, tha se Ministria angazhohet vazhdimisht për krijimin e mekanizmave për zhvillimin e sistemeve të tilla në vend, dhe i identifikoi shërbimet e arbitrazhit me efikasitet.

Ai gjithashtu njoftoi se Ministria zotohet të përkrah mekanizmat dhe organizime të tilla për të ngritur vetëdijen, e me fokus të veçantë tek bizneset.

Ndërsa Michael Gold, si përfaqësues i sektorit privat dhe si shembull i biznesit që e aplikon klauzolat e arbitrazhit në të gjitha kontratat, tha se baza e bashkëpunimit në mes të palëve të biznesit është kontrata.

Në rast se njëra nga palët nuk i përmbush obligimet, atëherë sipas tij është kjo Qendër ju mundëson zgjidhjen e kontestit me efikasitet dhe gjykim në kohë të arsyeshme.

"E çka është më e rëndësishmja, rastet e arbitrazhit kanë rregulla të qarta, kohëzgjatje të caktuar, dhe proces transparent", theksoi Gold.

Ndërsa Xhevdet Shala, përfaqësues i Odës së Avokatëve në Kosovë, tha se zbatimi i ligjit të arbitrazhit përveç përparësive të efikasitetit dhe transparencës, ka ndikim pozitiv në tërheqjen e investitorëve të huaj.

"Investitorët potencial që shqyrtojnë mundësinë për të investuar në Kosovë, së pari kontaktojnë avokatët për tu informuar rreth sistemit gjyqësor në vend, e ekzistenca e mekanizmave alternative paraqet edhe një siguri për sektorin privat dhe investitorët e jashtëm", theksoi Shala.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)