Arabtek holding hap selinë rajonale në Beograd
Beograd, 23 janar - Kompania ndërtimore "Arabtek holding" nga Dubai planifikon të hapë selinë rajonale në Beograd, duke tentuar që të zgjerojë biznesin në Ballkan.
Sipas deklaratës së kësaj kompanie, selia në Beograd do të jetë baza për zgjerimin e kësaj firme në shtete të tjera të rajonit. Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Hasan Abdulah Ismaik ka deklaruar që lidhjet e Emirateve të Bashkuara Arabe me Ballkanin janë duke u përforcuar gjatë viteve të fundit.
"Arabtek holding" ndërton degën e muzeut Louvre në Abu Dabi dhe është kompania ndërtimore më e madhe në Dubai. Vlera e projekteve të saja të tanishme është 8.1 miliardë dollar.