Arabia Saudite zoton 4 miliardë dollarë shtesë për Egjiptin
Kajro, 30 janar - Arabia Saudite pritet që ti dhurojë Egjiptit mbi 4miliardë dollarë shtesë në ndihma, për të formuar depozitat e bankësqendrore dhe prodhimet e naftës, lajmërojnë mediet lokale të enjten.
Sipas gazetës shtetërore Al Ahram, pakoja e ndihmës do të merr vulën përfundimtare javën e ardhshme.
Duke cituar burime anonime, ky medium shkruan se gjatë javës së ardhshme kryeministri i përkohshëm egjiptian Hazem el-Beblawi pritet të vizitojë mbretërinë saudite për të diskutuar në detaje ndihmën shtesë