Arabia Saudite së shpejti do të ketë ndërtesën më të lartë në botë.
Riad, 27 mars - Arabia Saudite së shpejti do të ketë ndërtesën më të lartë në botë. Por njerëzit tash pyesin se si do të duket jeta në lartësinë një kilometër a më shumë.
Bëhet fjalë për një projekt megaloman, të denjë për Librin e Guinnessit, që do të kushtojë mbi një miliard dollarë, që do të kalojë lartësinë e Burj Kalifit në Dubaj.
Fati i Kullës Kingdom (Burj al Mamlakah) ishte i pasigurt gjatë tri vjetëve të fundit. Por më në fund është vendosur që ndërtimi të fillojë më 27 prill. Është përzgjedhur edhe ndërtuesi EC Harris i Mace.
Kulla duhet të jetë e lartë një kilometër, por ende askush nuk e din si do të duket jeta në atë lartësi, si do të funksionojnë ashensorët. Adrian Gil, që e ka dizajnuar ka deklaruar se gjatë fazave të ndërtimit do të bëjë disa korrigjime në projekt.
Në lartësitë ekstreme ashensorët do të duhet të ecin më ngadalë ose të pushojnë diku në mes, ka thënë Gil.
Ja si do të duket ndërtesa e re e paralajmëruar si më e larta në botë