Arabia Saudite rrit çmimin e naftës për Azinë dhe SHBA-në
Njëkohësisht "Saudi Aramco" do të rrisë çmimin e naftës së papërpunuar të eksportuar në SHBA me 20 cent për fuçi, ndërsa do të ulë çmimin me 35 cent për fuçi për naftën e eksportuar drejt vendeve të Europës veriperëndimore.
Agjencia e lajmeve \"Bloomberg\" komentoi se rritja e çmimit të naftës së papërpunuar të eksportuar në Azi e SHBA shfaq besimin e Arabisë Saudite për kërkesat në treg.
Kurse për të përballuar konkurrencën e ashpër nga vende të tjera të prodhimit të naftës si Irani, Arabia Saudite vendosi të ulë çmimin e naftës së eksportuar në Europë.