Arabia kursen 7 miliardë $ në reduktimin e subvencioneve të naftës
Riad, 7 janar - Arabia Saudite do të kursejë 7 miliardë dollarë në vit me reduktimin e subvencioneve për produktet e naftës, sipas një raporti ekonomik të publikuar sot.
“Ekonomizimet e drejtpërdrejta të gjeneruara nga rritja e çmimit të benzinës arrin në 2,75 miliardë dollarë dhe nga ai i çmimit të naftës në 2,5 miliardë”, sipas raportit të kompanisë “Jadwa Investment”.
Para rritjes së çmimeve, subvencionet direkte dhe indirekte peshonin mbi financat e Arabisë Saudite, eksportuesi i parë i naftës në botë.
“Subvencionet kanë arritur vlerën e 61 miliardë dollarëve në vitin 2015”, sipas vlerësimeve të “Jadwa Investment”.