16 Janar 2025

Arabët shprehin gatishmërinë për të mbështetur Kosovën

Prishtinë, 8 mars - Me ftesë të zëvendësministrit të Financave Ramadan Avdiu në Kosovë ka qëndruar për vizitë një delegacion i Bankës Islamike për Zhvillim, i cili kryesohej nga Walid Abdalaziz Fakieh dhe një delegacion i Fondit Saudit për Zhvillim, i cili kryesohej  nga Mohammad Al-Arifi.

Gjatë vizite delegacioni Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim është takuar me zëvendësministrin e Financave Ramadan Avdiu dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Financav.

Ata kanë diskutuar në lidhje me financimin e projekteve zhvillimore në bashkëpunim me Bankën dhe Fondin, ku pjesë e këtyre diskutimeve ishte edhe projekti i Rrugës Prishtinë-Mitrovicë si dhe projekti i Qendrës së Emergjencës në QKUK.

Zëvendësministri Avdiu njoftoi delegacionin e Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim për zhvillimet e fundit në fushën ekonomike dhe financiare në vend, si dhe shfrytëzoi rastin që ti falënderoj për përkrahjen dhe bashkëpunimin.

Ndërsa, në anën tjetër delegacioni i Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim shprehu gatishmërinë për të mbështetur këto projekte, sipas kërkesës së Ministrisë së Financave të bërë në prill të vitit 2012.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)