Arabët investojnë 3 miliardë dollar në Serbi
Beograd, 19 janar - Nënkryetari i parë i Qeverisë Alleksandar Vuçiq ka qenë prezent në prezantimin e projektit Beogradi mbi ujë të cilin ia ka përfaqësuar Muhamed Al Abar, drejtori i kompanisë Eagle Hills. Investuesi nga Emiratet është i gatshëm që të investojë në këtë projekt më shumë se 3 miliardë dollar.
Kompania ka shpallur fillimin e punëve mbi projektin me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë, për ndërtimin e qendrave të klasës botërore në këtë shtet. Nënkryetari i parë i Qeverisë, ka theksuar që realizimi i projektit Beogradi mbi ujë, me rritjen e autoindustrisë dhe bujqësisë do të ishte dalja e sigurte të Serbisë nga kriza.