Aprovohet Strategjia për Zhvillimin e Partneriteteve Publiko Private
Prishtinë, 26 korrik - Komiteti për Partneritete Publiko Private sot aprovoj Strategjinë për Zhvillimin e Partneriteteve Publiko Private në Republikën e Kosovës 2013 2016 dhe njëkohësisht aprovoj kërkesën e Komunës së Prishtinës Parkingu nëntokësor, PPP-07-13.
Bazë për hartimin e Strategjisë janë rishikimi i infrastrukturës ligjore dhe rregullative, si dhe konsultimin me palët kyçe të interesit, qeveritare dhe joqeveritare, përfshirë përfaqësuesit e organizatave donatore.
Pra përfshin një proces të shqyrtimit dhe të identifikimit të çështjeve kryesore të zhvillimit për të përcaktuar objektivat strategjike të përshtatshme që mund të jenë të arritshme dhe për të siguruar rezultate brenda afatit kohor të strategjisë dhe në varësi me burimet në dispozicion.
Dokumenti Strategjik Zhvillimor i PPP 2013-2016, në mënyrë graduale përmes identifikimit të kufizimeve dhe fushave të caktuara që kanë nevojë për zhvillim të mëtejmë.
Pastaj përmes nxjerrjes se konstatimeve pas konsultimeve me partneret e interesit si dhe diskutimeve edhe me autoritetet publike si ne nivelin lokal edhe atë qendror nxjerre në pah dhe e paraqet në mënyrë të qartë vizionin, misionin dhe qëllimet strategjike të PPP-së, i cili duhet të arrihet duke ndërmarrë aktivitete dhe veprime praktike dhe te detajuara përmes planeve vjetore si dhe iniciativave te caktuara për te përmbush dhe arrit këto synime strategjike. Prandaj Dokumenti Strategjik përcakton kërkesat themelore për një zhvillim të suksesshëm në vitet e ardhshme të PPP-ve në Kosovë.
Objektivat strategjike që rezultojnë nga ky proces janë nevoja për të lidhur planifikimin e PPP-ve me Kornizën e Buxhetit të Kosovës dhe me planifikimin e politikave me prioritet, për të ngritur kapacitete të qëndrueshme për zhvillim dhe implementim të projekteve në Kosovë, duke planifikuar themelimin e fondit për zhvillim të projekteve, për të zhvilluar kapacitetet për iniciativën e financimit private (IFP) duke zgjeruar ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e IFP-ve si një opsion i PPP-së, për të rritur komunikimin me sektorin privat duke zhvilluar dhe publikuar planin e transaksioneve të planifikuara të PPP-së si dhe për të forcuar menaxhimin e kontratave të PPP-së duke krijuar sistemin e mbikëqyrjes bazuar në rrezik.
Pas shqyrtimit dhe aprovimit nga Komitetit për Partneritete Publiko, strategjia do ti procedohet Qeverisë për aprovim.
Në këtë takim është aprovuar edhe Projekt Propozimi nga Komuna e Prishtinës Parkingu nëntokësor, PPP-07-13, i cili ka për qëllim projektimin, financimin dhe të ndërtimin e parkingut në vendndodhjen e caktuar nga Komuna, operimin, drejtimin dhe të mirëmbajtjen e parkingut dhe kryerjen e shërbimeve të parkingut, si dhe rregullimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqes së vendndodhjes.