Aprovohet planin hapësinor për Zonën e Veqantë Ekonomike
Prishtinë, 7 tetor - Sot, u aprovua nga Kuvendi i Kosovës dokumenti për Planin Hapësinor për Zonën e Interesit të Veqantë Ekonomik Fusha e Mihjes së Re, dhe Strategjia dhe Plani i Veprimit per Biodiversitetin që janë dy dokumentet e rëndësishme të Qeverisë së Kosovës.
Plani Hapësinor për Zonën e Interesit të Veçantë Ekonomik Fusha e Mihjes së Re, me anë të këtij dokumenti synohet të vendosen bazat e zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor për një zonë shumë të rëndësishme të Kosovës.
Me 13.03.2009 Qeveria e Republikës së Kosovës shpalli zonën në fjalë si zonë e interesit të veçantë ekonomik, dhe obligoi MMPH me hartimin e këtij dokumenti;
Më 22.06.2011 dokumenti që është miratuar në Qeveri nga ku është dërguar në Kuvend për aprovim përfundimtar;
Plani Hapësinor për Zonën e Interesit të Veçantë Ekonomik Fusha e Mihjes së Re, si një ndër dokumentet e rëndësishme të Qeverisë, dhe ka për bazë dokumentet:
· Planin Hapësinor të Kosovës të aprovuar kohë më parë
· Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe Social për zonën dhe
· Strategjinë e Kosovës për Energji 2009 2018.
Fjala është për një dokument që merret me zhvillimin hapësinor të zonës që mbulon një sipërfaqe prej afërsisht 150 km2, në të cilën pjesërisht përfshihen katër komuna: Obiliqi, Fushë Kosova, Vushtrria dhe Drenasi. Tema kryesore e dokumentit është zhvillimi hapësinor i zonës me fokus të veçantë në zhvillimin e mihjeve dhe impianteve të reja energjetike dhe ndikimet e tyre në zonë dhe përreth saj.
Ky dokument është hartuar nga Instituti për Planifikim Hapësinor, në bashkëpunim të ngushtë me sektorin energjetik, duke përfshirë edhe të gjitha sektorët e rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, që në një formë apo tjetër, janë të ndërlidhura me projektin.
Plani Hapësinor për Zonën e Interesit të Veçantë Ekonomik Fusha e Mihjes së Re, është dokument që garanton respektimin e të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve që jetojnë në të dhe janë në përputhje me standardet kryesore që dalin nga ligjet e vendit dhe rregulloret evropiane.
Me këtë dokument Qeveria e Kosovës në mënyrë të qëndrueshme orienton kahen e zhvillimit hapësinor energjetik, duke respektuar në maksimum mbrojtjen e mjedisit dhe shfrytëzimit racional të resurseve natyrore.
Pas një pune intensive që ka bërë stafi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministritë tjera të Qeverisë së Kosovës dhe pas miratimit nga Qeveria e Kosovës u aprovua Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiverzitet 2011 2020. Kjo Strategji do të jetë udhërrëfyes i të gjitha zhvillimeve për lëmin e mbrojtjes dhe ruajtjen e natyrës për dhjetë vitet e ardhshme kurse Plani i Veprimit do të vlej për një periudhë pesë vjeçare.
Hartimi i kësaj Strategjie ka qenë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, në përgatitjen e saj kanë dhënë kontributin ekspertë nga të gjitha dikasteret relevante të Qeverisë, Universiteti Publik i Prishtinës, administrata lokale, shoqëria civile dhe eksperte të sponzoruar nga Komisioni Evropian
Strategjia ka definuar vizionin se ku Kosova dëshiron të jetë me sektorin e natyrës deri në vitin 2020 dhe atë përmes realizimit të katër objektivave strategjike:
· Zhvillimi i kornizës ligjore dhe institucionale sipas standardeve të BE-së dhe zbatimi efektiv i saj.
· Ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i gjendjes së llojeve të bimëve dhe shtazëve, vendbanimeve natyrore dhe peizazheve reprezentative në baraspeshë natyrore.
· 3.Sigurimi i mbrojtjes së integruar të natyrës
· Promovimi i edukimit dhe komunikimit efektiv për biodiverzitetin.
Kësaj Strategjie te aprovuar nga Parlamenti dhe që ia hapi rrugën për investime të mirëfillta, në dobi të natyrës së degraduar por shumë e vlefshme dhe unike për Kosovën.
Zbatimi i kësaj Strategjie përmes Planit të Veprimit do të jap rezultate të duhura dhe do të ndryshoj gjendjen për të mirë në mbrojtjen e biodiverzitetit dhe natyrës së vendit tonë.