Aprovohet buxheti i Greqisë për vitin 2014
Athinë, 8 dhjetor - Parlamenti i Greqisë aprovoi buxhetin e këtij vendi për vitin 2014.
Lajmi është bërë nga agjencia franceze e lajmeve e cila njoftoi se Parlamenti i Greqisë gjatë seancës së ditës së shtunë aprovojë buxhetin e këtij vendi për vitin 2014 në kohën kur përsëri në buxhetin e këtij vendi vërehet zbatimi i masave shtrënguese ekonomike.
Buxheti i Greqisë për vitin 2014 karakterizohet me një ulje prej 3 miliardë euro. Projektbuxheti i propozuar nga qeveria greke është aprovuar në Parlament me 153 vota pro.