Aplikmi për rimbursim për tremujorin e parë behët nga 1 Prilli
Prishtinë, 31 mars - Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se rreth aplikimit dhe dorëzimit të plikove me kuponë fiskal për tremujorin e parë 2017, aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për këtë tremujor fillon nga data 1 prill deri me 30 prill.
Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.
Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës në linkun Shërbime Elektronike Aplikacioni për Kuponë Fiskal.
Vetëm pasi të keni aplikuar, përmes këtij aplikacioni, ju do të mund ti dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës.
Afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal bëhet nga data 01 prill 2017 deri me 04 maj 2017 (ora 16:00).
ATK, do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.
\"Me qëllim që ti mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për gjendjen e plikos, nga muaji shkurt i këtij viti ATK ka zhvilluar një modul, përmes së cilit qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër, për gjendjen e plikos së tyre përmes sistemit në linkun: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal\", thekson ATK.