28 Prill 2024

APIK nënshkruan memorandum me ambasaden e Italisë

Prishtinë, 2 shkurt - Agjencia për Promovim të Investimeve në Kosovë (APIK), sot ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ambasaden e Italisë në Kosovë, më qëllimin e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve.

Kurse kryeshefi ekzekutiv i IPAK-ut, Mustaf Hasani, ka thënë se ky nënshkrim i këtij memorandumi është vetëm thellim i bashkëpunimit dhe po ashtu i tëri është program ekonomik.

Ai ka theksuar se deri më tani në Kosovë janë 148 kompani italiane dhe janë të punësuar mbi 1000 punëtorë në këto kompani.

“Deri më tani janë bërë rreth 90 milion euro import, ndërsa rreth 73 milion euro eksport drejt Italisë. Italia zë vendin e parë ku ne eksportojmë”, ka thënë ai.

Sipas tij ky nënshkrim në këtë letër tregon edhe më shumë synimet tona për të bashkëpunuar me vende si Italia, e cila është shumë më e zhvilluar se Kosova dhe se ne kemi nevojë për bashkëpunime me vende siç është ajo.

Sipas tij memorandumi është arritur për të realizuar një bashkëpunim më efikas dhe për të lehtësuar zhvillimin e veprimtarive kryesore, si dhe  për t’u ofruar informacion investitorëve të mundshëm  italianë  rreth potencialeve të Kosovës për investime. 

Në përputhje me memorandumin është paraparë një ekspert italian, që do të punojë për një vit në Agjencinë Italiane për Promovimin e Investimeve dhe të promovojë shërbime, duke i dhënë nismë një bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë.

Memorandumi gjithashtu ka për qëllim bashkepunimin e ndërsjellë në organizimin e konferencave, misioneve, B2B, panaireve në Kosovë dhe në Itali.

Kryeshefi Hasani ka bërë të ditur se bizneset nga Italaa, deri tani kanë invetsaur në shuam sektor, duke veqaur ndertimin, ushqimin transportin etj,. Ndërsa deri tani në këto kopmani janë të punësaur mbi një mijë persona.

Kurse Ambasador i Italisë në Kosovë, Michael Giffoni, ka theksuar se kjo që po bëjnë është vetëm një dëshmi për bashkëpunimin që kanë këto dy vende mes vete. Ai ka thënë se ata përkrahin jo vetëm programet ekonomike për Kosovën, por do të përkrahin edhe për gjatë tërë rrugës drejt integrimit evropian.

“Zv. Ministri i Italisë, ka nënshkruar një marrëveshje për zhvillim ekonomik me Kosovën, kjo që po bëjmë ne është vetëm një vazhdim i rrugës së bashkëpunimit mes Italisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)