Anëtarët e Bordit të KOSTT-it pajisen me Iphone 5
Prishtinë, 8 mars - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut ka vendosur të pajisë anëtarët e Bordit të KOSTT-it me Iphone5, duke shpenzuar 4 mijë e 290 euro për blerjen e 6 telefonave mobilë.
Sipas Koha Ditore, në ueb-faqen e KRRPP-së është publikuar njoftimi për dhënie të kontratës, në të cilën është rekomanduar për kontrata kompania MCA.
E nga njoftimi kuptohet që KOSTT-i do të furnizohet me 6 telefona për një çmimi prej 4290 eurosh.