Anëtarësimi në Eurozonë është i pakthyeshëm
Bruksel, 6 janar - Zëdhënësja e Komisionit Europian, Annika Breidthardt tha të hënën se \"anëtarësimi në Eurozonë është i pakthyeshëm\", duke rikujtuar se ky rregull bën pjesë në Traktatin e Lisbonës.
Në konferencën e shtypit organizuar po atë ditë, Breidthardt iu përgjgij pyetjeve për mundësinë e daljes së Greqisë nga Eurozona.
Kohët e fundit, situata në Greqi u përkeqësua pasi forca politike e majtë Syriza mund të fitojë zgjedhjet e 25 janarit, duke rritur spekulimet e daljes së Greqisë nga Eurozona.