08 Nëntor 2024

Anëtarësimi në Egmont Group kontribuon në parandalimin e pastrimit të parave

Prishtinë, 1 shkurt - Ministri i Financave Avdullah Hoti, në cilësinë e Kryetarit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, në Konferencën për Media konfirmoj zyrtarisht se sot Njësia për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës është anëtarësuar në Egmont Group.

Sipas ministrit Avdullah Hoti anëtarësimi i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës në Egmont Group është një arritje e madhe për vendin në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Anëtarësimi i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës në Egmont Group, është bërë sot në takimin vjetor të kësaj organizate në Doha të Katarit. Egmond Group është rrjeti i Njësive të Inteligjencës Financiare në botë. Në Egrmond Gropu bëjnë pjesë 152 shtete. Nga sot, kjo organizatë ka 153 shtete anëtare”, shtoi ministri Hoti.

Sipas ministrit Avdullah Hoti Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës është institucion shumë i rëndësishëm në kuadër të Ministrisë së Financave, që është përgjegjës për kërkimin, marrjen, analizimin dhe shpërndarjen tek autoritet kompetente të informacionit në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Ministri Avdullah Hoti theksoi se “se ky anëtarësim do të kontribuoj në luftimin dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, dhe kjo është e rëndësishme për Kosovën si shtet i ri për të dhënë kontributin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu do të kontribuoj në lehtësimin e shkëmbimit ndërkombëtar të informatave,  Ngritjen e kapaciteteve profesionale për stafin e NJIF nga ana e Egmont Group, si dhe në ofrimin e informatave për institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës”.

“Njësia e Inteligjencës Financiare të Kosovës pati dorëzuar aplikimin për anëtarësim në gusht të vitit 2013. Në cilësinë e Kryetarit të Bordit, shpreh kënaqësinë që sot Kosova u bë anëtare me të drejta të plota. Në procesin e vlerësimit të dosjes nga Egmont Group u desh të behën ndryshime strukturore dhe përmirësime ligjore”, shtoi ministri Hoti.

Ai bëri të ditur se “ Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet e anëtarësimit, kemi ndryshuar ligjin, i cili është dakorduar me partnerët tanë ndërkombëtarë, është implementuar Direktiva e BE-së 2015/849 e datës 20 maj 2015 për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe kemi dorëzuar informatën në Egmond Group dhe përgatitje të tjera”.

“Kjo punë përgatitore serioze ka bërë që Kosova të konsiderohet sot një vend ku zbatohen standardet më të avancuara në fushën e luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. NJIF sot është më e dalluara në rajon në këtë aspekt”, shtoi ministri Hoti.

Ai gjithashtu, falënderoj gjithë stafin e Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtyre viteve, dhe i përgëzoj ata për këtë anëtarësim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)