Anëtarësimi i Kosovës në BERZH varet nga qëndrimi i anëtarëve
Londër, 9 mars - Anëtarësimi i Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të varet nga qëndrimi i anëtarëve të këtij institucioni financiar, sepse i takon secilit individualisht që të shprehet për statusin e Kosovës.
Zëdhënësja e BERZH-it Bojana Todorovska ka deklaruar se çdo anëtar i ri duhet të marrë "votat e jo më pak se dy të tretave të guvernatorëve të cilët përfaqësojnë jo më pak se tri të katërtat e votave të përgjithshme".
Rregullat dhe procedurat janë theksuar në Marrëveshjen themeluese të Bankës dhe hyrja e Kosovës në BERZH, siç ka thënë Todorovska, do të varet nga qëndrimi i anëtarëve.