Analizohen të hyrat vetanake në komunat e Kosovës
Prishtinë, 15 janar - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT), organizojnë sot konferencë me çrast do të prezantohet dokumenti Analiza e të hyrave vetanake në komunat e Republikës së Kosovës.
Qëllimi i kësaj konference është paraqitja e dokumentit i cili ofron një pasqyrë dhe analizë për trendin e të hyrave vetanake në komunat e Kosovës për periudhën 2010-2014, duke përfshirë edhe mundësinë e përmirësimit në bashkëpunim me akterët e përfshirë në këtë proces.